CinemaÂmnio e Camadas Germinativas |
Compre AgoraDe The Biology of Prenatal Development. |
Roteiro: Brenda 1 jave, qelizat e masës qelizore të brendshme krijojnë dy shtresa të quajtuara shtresa e brendshme embrionale dhe shtresa e jashtme embrionale. Shtresa e brendshme embrionale krijon qesen e të verdhës së vezës, e cila është një prej strukturave nëpërmjet së cilës nëna shpërndan lëndët ushqimore tek embrioni i hershëm. Qelizat nga shtresa e jashtme embrionale formojnë një membranë që quhet amnion, brenda së cilës embrioni dhe më vonë fetusi zhvillohen deri në lindje. Brenda rreth 2,5 javëve, shtresa e jashtme embrionale ka formuar 3 inde të specializuara, ose shtresa fillestare, të quajtur ektodermë, endodermë dhe mezodermë. Ektoderma krijon struktura të shumta, ku përfshihen truri, shtylla kurrizore, nervat, lëkura, thonjtë, dhe flokët. Endoderma prodhon shtresën e brendshme të sistemit të frymëmarrjes dhe të gypit tretës, si dhe prodhon pjesë të organeve kryesore si p.sh. të mëlçisë dhe të pankreasit. Mezoderma formon zemrën, veshkat, kockat, kërcet, muskujt, qelizat e gjakut dhe struktura të tjera. |
Todas as idades fizeram referência a fecundação, não ao último período menstrual.
|
< Anterior | Veja Instantâneos | Próximo > |