Skip Navigation

DVD Ilustrado Multilíngue

The Biology of Prenatal Development




BIOLOGJIA E ZHVILLIMIT PARA LINDJES

.Shqip [Albanian (Tosk)]


 

Baixar Versão em PDF  O Que é PDF?
 

Capítulo 1   Introdução

Procesi dinamik me anë të të cilit zigota njerëzore njëqelizore bëhet një i rritur me 100 trilionë qeliza është ndoshta fenomeni më i mrekullueshëm në të gjithë natyrën.

Studiuesit tani e dinë se shumë prej funksioneve rutinë të përmbushura nga trupi i të rriturit themelohen gjatë shtatzënisë - shpesh shumë kohë para lindjes.

Periudha e zhvillimit para lindjes po kuptohet gjithmonë e më shumë si kohë e përgatitjes, gjatë së cilës njeriu në zhvillim siguron strukturat e shumta, dhe praktikon aftësitë e shumta, që nevojiten për mbijetesë mbas lindjes.

Capítulo 2   Terminologia

Shtatzënia tek njerëzit zakonisht zgjat rreth 38 javë, që matet nga koha e fekondimit ose mbarsjes, deri në lindje.

Gjatë 8 javëve të para mbas fekondimit, njeriu në zhvillim quhet embrion, që do të thotë "duke u rritur brenda për brenda". Kjo kohë, e quajtur periudha embrionike, karakterizohet nga formimi i shumicës së sistemeve kryesore të trupit.

Mbas përfundimit të 8 javëve deri në fund të shtatzënisë, "njeriu në zhvillim quhet fetus", që do të thotë "pasardhës i palindur". Gjatë kësaj kohe, që quhet periudha fetale, trupi rritet dhe sistemet e tij fillojnë të funksionojnë.

Të gjitha moshat embrionike dhe fetale në këtë program i referohen kohës mbas fekondimit.