| |
Capítulo 40 3 a 4 Meses (12 a 16 Semanas): Papilas Gustativas, Movimento de Mandíbula, Reflexo de Sucção, Percepção dos Primeiros Movimentos do Feto
|
| |
| Midis 11 dhe 12 javëve,
pesha e fetusit rritet gati 60%.
Periudha dymbëdhjetë javore shënon
përfundimin e një të tretës,
ose tremujorit të parë të shtatzënisë.
|
| Sythe të dallueshme të shijes tani
mbulojnë pjesën e brendshme të gojës.
|
| Deri në lindje,
sythet e shijes do të qëndrojnë
vetëm në gjuhën
dhe në pjesën e qiellzës së gojës.
|
| Fetusi fillon ta bëjë
nevojën qysh mbas 12 javëve
dhe vazhdon për rreth 6 javë.
Materiali që nxirret në fillim nga zorra
e trashë e fetusit dhe e të porsalindurit
quhet mekonium.
Përbëhet nga
fermente tretëse,
proteina dhe qeliza të vdekura,
të lëshuara nga sistemi i tretjes.
|
| Brenda 12 javëve, gjatësia
e gjymtyrëve të sipërme
ka arritur pothuajse raportin e saj
përfundimtar në krahasim
me gjatësinë e trupit.
Gjymtyrët e poshtme zgjasin
më shumë kohë
për të arritur raportin
e tyre përfundimtar.
|
| Me përjashtim të pjesës së
mbrapme dhe të sipërme të kokës,
trupi i të gjithë fetusit tani
reagon ndaj prekjes së lehtë.
|
| Ndryshimet e zhvillimit
në varësi të gjinisë
shfaqen për herë të parë.
Për shembull, fetuset femra
paraqesin lëvizje të nofullës
më shpesh se meshkujt.
|
| Në kontrast me reagimin
tërheqës të vënë re më parë,
stimulimi pranë gojës tani shkakton
kthim në drejtim të stimulit
dhe hapje të gojës.
Ky reagim quhet "refleksi rrënjësor"
dhe vazhdon mbas lindjes,
duke e ndihmuar të porsalindurin të
gjejë thumbin e gjirit të nënës
gjatë ushqimit me gji.
|
| Fytyra vazhdon
që të arrijë pjekurinë e saj
kur depozitat e dhjamit
fillojnë të mbushin faqet
dhe fillon zhvillimi i dhëmbëve.
|
| Brenda 15 javëve, qelizat e origjinës
të formimit të gjakut arrijnë
dhe shumëzohen në palcën e kockave.
Shumica e formimit të qelizave
të gjakut do të ndodhë këtu.
|
| Edhe pse lëvizja fillon
në embrionin 6-javësh,
gruaja shtatzënë në fillim
i ndjen lëvizjet e fetusit
midis 14 dhe 18 javëve.
Tradicionalisht, kjo ngjarje
është quajtur gjallërim.
|