| |
Capítulo 41 4 a 5 Meses (16 a 20 Semanas): Resposta ao Estresse, Verniz Caseoso, Ritmos Circadianos
|
| |
| Brenda 16 javëve, procedurat
që kanë të bëjnë me futjen
e një gjilpëre në barkun
e fetusit stimulojnë një
përgjigje stresi hormonale
që shkakton lëshimin e noradrenalinës,
ose norepinefrinës në sistemin
e qarkullimit të gjakut.
|
| Në sistemin e frymëmarrjes,
pema bronkiale tani është
pothuajse e kompletuar.
|
| Një substancë e bardhë mbrojtëse,
e quajtur verniks kaseoza
mbulon fetusin tani.
Verniksi mbron lëkurën
nga efektet irrituese
të lëngut amniotik.
|
| Duke filluar në periudhën 19 javore,
lëvizja e fetusit,
aktiviteti i frymëmarrjes
dhe ritmi i zemrës fillojnë
të ndjekin ciklet ditore
të quajtura ritme njëzet e katër orëshe.
|
Capítulo 42 6 a 7 Meses (24 a 28 Semanas): Reflexo Cócleo-Palpebral e de Sobressalto; Pupilas Respondem à Luz; Olfato e Paladar
|
| |
| Brenda 20 javëve, kërmilli i veshit,
që është organ i dëgjimit,
ka arritur madhësinë e atij të të rriturit
brenda veshit të brendshëm
të zhvilluar plotësisht.
Që tani e më pas,
fetusi do të reagojë ndaj një game
në rritje të tingujve.
|
| Flokët fillojnë të rriten
në lëkurën e kokës.
Të gjitha shtresat dhe strukturat
e lëkurës janë të pranishme,
duke përfshirë folikulat
e flokut dhe gjendrat.
|
| Brenda 21 deri në 22 javë
mbas fekondimit,
mushkëritë fitojnë një farë
aftësie të marrin frymë.
Kjo konsiderohet mosha e jetësisë
pasi mbijetesa jashtë mitrës
bëhet e mundshme për disa fetuse.
|