| |
O Período Embrionário (As Primeiras 8 Semanas)
Desenvolvimento Embrionário: As Primeiras 4 Semanas
Capítulo 3 Fertilização
|
| |
| Duke folur nga ana biologjike,
"zhvillimi njerëzor
fillon me fekondimin",
kur një grua dhe një burrë
kombinojnë secili 23
kromozone të tyre
nëpërmjet bashkimit të
qelizave riprodhuese të tyre.
Qeliza e riprodhimit e gruas
zakonisht quhet "vezë"
por termi i saktë është ovocit.
Në të njëjtën mënyrë,
qeliza riprodhuese e burrit
njihet gjerësisht si "sperm",
por termi i preferuar
është spermatozoid.
Menjëherë mbas shkëputjes të
një ovociti nga vezorja e gruas,
në një proces që quhet ovulacion,
ovociti dhe spermatozoidi bashkohen
brenda njërit prej tubave të mitrës,
të cilat shpesh quhen tubat e Falopit.
Tubat e mitrës lidhin vezoret e gruas
me mitrën e saj.
Embrioni rezultues
një-qelizor quhet zigotë,
që do të thotë "çiftëzuar ose bashkuar".
|
Capítulo 4 DNA, divisão celular e Fator Inicial da Gravidez (EPF)
|
| |
| 46 kromozonet e zigotës
përfaqësojnë variantin e parë unik
të një plani gjenetik të
plotë të një individi të ri.
Ky plan udhëzues rri
në molekula të mbështjella
fort të quajtura ADN.
Ato përmbajnë udhëzimet
për zhvillimin e të gjithë trupit.
Molekulat e ADN-së i ngjasojnë
një shkalle të përdredhur
që njihet si përdredhë e dyfishtë.
Këmbët e shkallës përbëhen prej
molekulave të çiftëzuara,
ose prej bazave, të quajtuara guaninë,
citozinë, adeninë dhe timinë.
|
| Guanina çiftëzohet vetëm me citozinën,
ndërsa adenina vetëm me timinën.
Çdo qelizë njerëzore
përmban rreth 3 miliardë
të këtyre çifteve bazë.
ADN-ja e një qelize të vetme
përmban kaq shumë informacion,
saqë po të përfaqësohej
me fjalë të printuara,
thjesht, vetëm duke shënuar
shkronjën e parë të çdo baze,
do të zinte mbi
1,5 milionë faqe teksti!
Nëse ADN-ja e një qelize
të vetme njerëzore
do të shtrihej nga fillimi deri në fund,
do të ishte 3 e 1/3 këmbë gjatësi
ose 1 metër.
|
| Nëse do ta shpërdridhnim
të gjithë ADN-në
brenda 100 trilionë
qelizave të një të rrituri,
ajo do të kishte një gjatësi
mbi 63 miliardë milje.
Kjo distancë përshkon largësinë nga
toka tek dielli dhe mbrapsht
340 herë.
|
| Rreth 24 deri në 30 orë
mbas fekondimit,
zigota përfundon ndarjen
e saj të parë qelizore.
Nëpërmjet procesit të mitozës,
një qelizë ndahet në dy, dy ndahen
në katër dhe kështu me rradhë.
|
| Menjëherë 24 deri në 48 orë
mbas fillimit të fekondimit,
shtatzënia mund të konfirmohet
me anë të zbulimit të një hormoni
të quajtur "faktor i hershëm i shtatzënisë"
në gjakun e nënës.
|
Capítulo 5 Estágios Iniciais (Mórula e Blastocisto) e Células Tronco
|
| |
| Brenda 3 deri në 4 ditë mbas fekondimit,
qelizat që ndahen të embrionit
marrin një formë sferike
dhe embrioni quhet morulë.
Brenda 4 deri në 5 ditë, formohet
një zgavër brenda këtij lëmshi qelizash
dhe atëherë embrioni quhet blastulë.
Qelizat brenda blastulës
quhen masë qelizore e brendshme
dhe krijojnë kokën,
trupin dhe struktura të tjera,
thelbësore për njeriun në zhvillim.
Qelizat brenda masës
qelizore të brendshme
quhen qeliza embrionike të
origjinës pasi kanë aftësinë
të formojnë secilën prej më shumë
se 200 llojeve të qelizave
që përmbahen në trupin e njeriut.
|
Capítulo 6 1 a 1½ Semanas: Implantação e Gonadotrofina Coriônica Humana (hCG)
|
| Mbas udhëtimit poshtë
në tubin e mitrës,
embrioni i hershëm ngulitet
në murin e brendshëm
të mitrës së nënës.
Ky proces, i quajtur vendosje e vezës së
fekonduar në mukozën e mitrës,
fillon 6 ditë dhe përfundon
10 deri në 12 ditë mbas fekondimit.
Qelizat nga embrioni në rritje
fillojnë të prodhojnë një hormon
që quhet gonadotropin
korionik ose hCG,
një substancë që zbulohet nga
shumica e analizave të shtatzënisë.
HCG-ja drejton hormonet amtare
për të ndërprerë ciklin
normal të menstruacioneve,
duke e lejuar shtatzëninë të vazhdojë.
|
Capítulo 7 A Placenta e o Cordão Umbilical
|
| Mbas vendosjes së vezës së
fekonduar në mukozën e mitrës,
qelizat në periferi të blastulës
krijojnë pjesë të një
strukture që quhet placentë,
e cila shërben si sipërfaqe
e përbashkët midis sistemeve amtare
dhe embrionike të qarkullimit.
Placenta çliron oksigjen,
lëndë ushqimore amtare,
hormone dhe barna tek
njeriu në zhvillim;
i largon të gjitha mbeturinat;
dhe parandalon që gjaku i
nënës të përzihet me gjakun
e embrionit dhe të fetusit.
Placenta gjithashtu
prodhon hormone
dhe mban temperaturën
e embrionit dhe të fetusit
pak më të lartë se atë të nënës.
Placenta komunikon
me njeriun në zhvillim
nëpërmjet enëve të
litarthit të kërthizës.
Aftësitë e mbështetjes
së jetës të placentës
janë të njëjta apo më të mira se ato
të pavioneve të kujdesit intensiv
që gjenden në spitale moderne.
|
Capítulo 8 Nutrição e Proteção
|
| |
| Brenda 1 jave,
qelizat e masës qelizore të brendshme
krijojnë dy shtresa të quajtuara
shtresa e brendshme embrionale
dhe shtresa e jashtme embrionale.
Shtresa e brendshme embrionale krijon
qesen e të verdhës së vezës,
e cila është një prej
strukturave nëpërmjet së cilës
nëna shpërndan lëndët ushqimore
tek embrioni i hershëm.
Qelizat nga shtresa
e jashtme embrionale formojnë
një membranë që quhet amnion,
brenda së cilës embrioni
dhe më vonë fetusi
zhvillohen deri në lindje.
|
Capítulo 9 2 a 4 Semanas: Camadas Germinativas e Formação de Órgãos
|
| |
| Brenda rreth 2,5 javëve,
shtresa e jashtme embrionale
ka formuar
3 inde të specializuara,
ose shtresa fillestare,
të quajtur ektodermë,
endodermë
dhe mezodermë.
Ektoderma krijon
struktura të shumta,
ku përfshihen truri,
shtylla kurrizore,
nervat,
lëkura,
thonjtë,
dhe flokët.
Endoderma prodhon shtresën
e brendshme të sistemit të frymëmarrjes
dhe të gypit tretës,
si dhe prodhon pjesë
të organeve kryesore
si p.sh. të mëlçisë
dhe të pankreasit.
Mezoderma formon zemrën,
veshkat,
kockat,
kërcet,
muskujt,
qelizat e gjakut
dhe struktura të tjera.
|
| Brenda 3 javëve
truri ndahet në tri pjesë kryesore
të quajtuara truri i përparmë,
truri i mesëm
dhe truri i prapëm.
Zhvillimi i sistemeve të
frymëmarrjes dhe të tretjes
ka filluar gjithashtu.
|
| Gjatë kohës që qelizat
e para të gjakut
dalin në qesen
e të verdhës së vezës,
formohen enë gjaku
nëpër të gjithë embrionin
dhe fillon të shfaqet
zemra në trajtë gypi.
Pothuajse menjëherë,
zemra që rritet me shpejtësi
paloset brenda vetes
ndërsa dhomëzat e ndara
fillojnë të zhvillohen.
Zemra fillon të rrahë
3 javë dhe 1 ditë
mbas fekondimit.
Sistemi i qarkullimit është
sistemi i parë i trupit,
ose grupi i organeve
që kanë lidhje me të,
që arrijnë një gjendje funksionale.
|
Capítulo 10 3 a 4 Semanas: O Dobramento do Embrião
|
| |
| Midis 3 dhe 4 javëve,
shfaqet plani i trupit
ndërsa truri,
shtylla kurrizore
dhe zemra e embrionit
mund të identifikohen me lehtësi
pranë qeses së të verdhës së vezës.
Rritja e shpejtë shkakton palosjen
e embrionit relativisht të rrafshët.
Ky proces përfshin
pjesë të qeses së të verdhës së vezës
në murin e brendshëm
të sistemit të tretjes
dhe formon zgavrat
e kraharorit dhe të barkut
të njeriut në zhvillim.
|