| |
Desenvolvimento Embrionário: 6 a 8 Semanas
Capítulo 20 6 Semanas: Movimento e Sensação
|
| |
| Brenda 6 javëve hemisferat
trunore po rriten
në mënyrë të shpërpjestuar,
më shpejt se pjesët e tjera të trurit.
Embrioni fillon të bëjë
lëvizje spontane dhe të pavullnetshme.
Kjo lëvizje është e nevojshme
për të nxitur zhvillim
normal neuro-muskulor.
|
| Një prekje e zonës së gojës
shkakton që embrioni
të tërheqë në mënyrë
të pavullnetshme kokën.
|
Capítulo 21 A Orelha Externa e a Formação de Célula Sanguínea
|
| |
| Veshi i jashtëm po fillon
të marrë formën e vet.
|
| Brenda 6 javëve,
formimi i qelizave të gjakut
është në proces e sipër në mëlçi
ku limfocitet janë tani të pranishme.
Ky lloj i qelizës së bardhë të gjakut
është një pjesë kryesore e sistemit
në zhvillim të imunitetit.
|
Capítulo 22 O Diafragma e os Intestinos
|
| Diafragma,
muskuli kryesor që përdoret
gjatë frymëmarrjes,
formohet kryesisht brenda
6 javëve.
|
| Një pjesë e zorrës tani
zgjatet përpara përkohësisht
në litarthin e kërthizës.
Ky proces normal,
i quajtur herniecion fiziologjik,
krijon vend për organet
e tjera në zhvillim në bark.
|
Capítulo 23 Placas da Mão e Ondas Cerebrais
|
| |
| Në periudhën 6 javore, pllakat e dorës
krijojnë një rrafshim të lehtë.
|
| Valët primitive të trurit janë regjistruar
qysh mbas 6 javëve dhe 2 ditëve.
|
Capítulo 24 Formação do Mamilo
|
| |
| Thumbat e gjirit shfaqen
në anët e trungut,
shumë shpejt mbasi kanë arritur
vendndodhjen e tyre përfundimtare
në pjesën e përparme të kraharorit.
|
Capítulo 25 Desenvolvimento dos Membros
|
| |
| Brenda 6,5 javëve, dallohen bërrylat
dhe gishtat e duarve fillojnë të ndahen,
dhe mund të shihet lëvizja e dorës.
|
| Formimi i kockës, i quajtur kockëzim,
fillon brenda klavikulës,
ose kularthit,
dhe kockave të nofullës së
sipërme dhe të poshtme.
|
Capítulo 26 7 Semanas: Soluços e Resposta a Susto
|
| |
| Janë vënë re lemza
brenda 7 javëve.
Tani mund të shihen lëvizjet
e këmbëve,
së bashku me një reagim të trembur.
|
Capítulo 27 O Coração Desenvolvido
|
| |
| Zemra me 4 dhomëza është
kryesisht e kompletuar.
Mesatarisht, zemra tani rreh
rreth 167 herë në minutë.
Aktiviteti elektrik i zemrës
i regjistruar në moshën 7,5 javësh
zbulon një model valësh të
ngjashëm me ato të një të rrituri.
|
Capítulo 28 Ovários e Olhos
|
| |
| Tek femrat, vezoret mund të
identifikohen brenda 7 javëve.
|
| Brenda 7,5 javëve retina
e pigmentuar e syrit
mund të shihet me lehtësi
dhe kapakët e syve
po fillojnë një periudhë
të rritjes së shpejtë.
|
Capítulo 29 Dedos das Mãos e dos Pés
|
| |
| Gishtat e duarve janë ndarë
dhe gishtat e këmbëve janë
të bashkuara vetëm tek bazat.
|
| Duart mund të bashkohen tani,
po kështu edhe këmbët.
Kyçet e gjurit janë
gjithashtu të pranishme.
|