| |
Um Embrião de 8 Semanas
Capítulo 30 8 Semanas: Desenvolvimento do Cérebro
|
| |
| Në moshën 8 javëshe,
truri është shumë i ndërlikuar
dhe përbën pothuajse gjysmën e peshës
së përgjithshme të trupit të embrionit.
Rritja vazhdon me një
kurs të jashtëzakonshëm.
|
Capítulo 31 Característica de Destro e Canhoto
|
| |
| Brenda 8 javëve, 75% e embrioneve
shfaqin mbizotërimin e dorës së djathtë.
Pjesa tjetër është e ndarë
në mënyrë të barabartë
midis mbizotërimit të dorës së majtë
dhe mosshfaqjes së ndonjë preference.
Kjo është evidenca më
e fundit e sjelljes të
mbizotërimit të dorës së
djathtë apo të majtë.
|
Capítulo 32 Virar
|
| |
| Librat e pediatrisë përshkruajnë
se aftësia për t'u "rrotulluar"
shfaqet 10 deri në 20 javë mbas lindjes.
Megjithatë,
ky koordinim i rëndësishëm
shfaqet shumë më herët në
mjedisin me gravitet të ulët
të qeses amniotike
të mbushur me lëng.
Vetëm mungesa e energjisë,
e nevojshme
për të mposhtur forcën
më të lartë të gravitetit
jashtë mitrës i pengon të
porsalindurit nga rrotullimi.
|
| Embrioni po bëhet fizikisht më aktiv
gjatë kësaj kohe.
Lëvizjet mund të jenë të
ngadalta ose të shpejta,
të vetme ose të përsëritura,
të vetvetishme apo të pavullnetshme.
Rrotullimi i kokës, zgjatja e qafës,
dhe kontakti i dorës me fytyrën
ndodhin më shpesh.
|
| Prekja e embrionit shkakton
një si vështrim të vëngër,
lëvizje të nofullës,
lëvizje sikur shtrëngon diçka
dhe shtrirje të gishtave të këmbëve.
|
Capítulo 33 Fusão da Pálpebra
|
| |
| Midis 7 dhe 8 javëve,
kapakët e sipërm dhe të poshtëm
rriten shpejt mbi sy dhe
bashkohen pjesërisht së bashku.
|
Capítulo 34 Movimento de Respiração e Micção
|
| |
| Edhe pse nuk ka ajër në mitër,
embrioni shfaq lëvizje periodike
të frymëmarrjes brenda 8 javëve.
|
| Brenda kësaj kohe,
veshkat prodhojnë urinë
e cila lëshohet në lëngun amniotik.
Në embrionet meshkuj,
herdhet në zhvillim
fillojnë të prodhojnë
dhe të lëshojnë testosteron.
|
Capítulo 35 8 a 9 Meses (32 a 36 Semanas): Formação dos Alvéolos, Segurar com Força, Preferências de Gosto
|
| |
| Kockat, kyçet, muskujt, nervat
dhe enët e gjakut të gjymtyrëve
u përngjajnë shumë atyre të të rriturve.
Brenda 8 javëve, epiderma,
ose lëkura e jashtme,
bëhet një membranë
me shumë shtresa,
duke e humbur shumicën
e tejdukshmërisë.
Vetullat rriten, ndërsa shfaqen
qime rreth e rrotull gojës.
|
Capítulo 36 Resumo das Primeiras 8 Semanas
|
| |
| Periudha tetë javore shënon përfundimin
e periudhës embrionike.
Gjatë kësaj kohe, embrioni i njeriut
është rritur nga një qelizë e vetme
në pothuajse 1 miliardë qeliza
të cilat formojnë mbi 4000 struktura
anatomike të dallueshme qartë.
Embrioni tani zotëron
më shumë se 90% të strukturave
që gjenden tek të rriturit.
|